Ka ndodhur

Durrës, Apeli rikthen për hetim në prokurori çështjen e “Velierës”

Gjykata e Apelit të Durrësit, ka rrëzuar vendimin e Gjykatës së Shkallës së Parë të datës 2 shkurt 2021 dhe ka ridërguar për shqyrtim çështjen e “Velierës”.

Apeli vendosi “kthimin e akteve pranë Prokurorisë së Rrethit Durrës për vazhdimin e hetimeve”, ndërsa la afat që hetimet të kryhen brenda tre muajve.

Për përfaqësuesit e Shoqërisë Civile kjo ishte një fitore e madhe për lashtësinë dhe historinë e qytetit bregdetar.

“Ishte një fitore shumë e madhe për lashtësinë dhe historinë e qytetit të Durrësit dhe këmbëngulja jonë ishte rezultative. Jemi krenar dhe falënderojmë gjykatën dhe të gjithë ato që na mbështetën”, – tha aktivistja Teuta Kalakula.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë