Agjencia Evropiane e Barnave (EMA), njeh lidhje “të mundshme” shkak-pasojë midis vaksinës anti-Covid “Johnson & Johnson” dhe ngjarjeve “shumë të rralla” të trombozës cerebrale që kanë ndodhur në SHBA.
Kështu thuhet në një komunikatë të publikuar nga agjencia e BE në të cilën specifikohet, megjithatë, se përfitimet tejkalojnë rreziqet.
Të gjitha ngjarjet e rralla të trombozës cerebrale “kanë ndodhur në persona nën moshën 60 vjeç brenda tre javësh nga vaksinimi” me dozën “Johnson & Johnson”, “shumica tek gratë. Bazuar në provat e disponueshme aktualisht, faktorët specifik të rrezikut nuk janë konfirmuar”, – theksohet në komunikatën e EMA-s pas rasteve shumë të rralla në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje