Bashkimi Evropian do të sjellë në Shqipëri, në periudhën maj-gusht, 145 mijë vaksina kundër Covid-19.
Kryeministri Edi Rama shkruan në “Facebook” se kjo është doza e dytë më e madhe nga kontrata e BE me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer.
“Shqipëria siguron dozën e dytë më të madhe nga kontrata e Bashkimit Europian me 6 vendet e rajonit për vaksinat Pfizer që BE do të shpërndajë në rajon
Plot 145 mijë vaksina nga 651 mijë gjithsej për Ballkanin Perëndimor, do t’i marrë Shqipëria, kështu që herë tjetër mos të nxitohen analistët gjithologë dhe politikanët llogjellogë, kur gjykojnë qëndrimet e mia ndaj BE, në emër të popullit shqiptar…”, shkruan Rama në Facebook.
Në një postim të mëvonshëm Rama ka publikuar edhe një grafik ku Shqipëria renditet e para mes 10 vendeve të rajonit për vaksinimin anti-COVID.

Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje