Politike

Plagosja në Kavajë, Rama: Autori, militant i PD! Lulzim, shkëputu nga Saliu dhe Iliri

Kryeministri Edi Rama këmbëngul se pas plagosjes së ndodhur mbrëmjen e së hënës në një zyrë elektorale të Partisë Demokratike në Kavajë nuk qëndron asnjë motiv politik.

Rama thotë se autori i ngjarjes jo vetëm që nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste, por është edhe militant i Partisë Demokratike.

Vetë Partinë Demokratike nuk e fajëson për ngjarjen, por për politizimin e saj.

“Është krejt e qartë që ngjarja e Kavajës s’ka asnjë motiv politik! Autori s’ka asnjë lidhje me PS, përkundrazi është militant i PD! PD s’ka faj për ngjarjen po për politizimin skandaloz!”, shkruan Rama.

Kryeministri fton sërish Bashën që të shkëputet nga Sali Berisha dhe Ilir Meta.

“Lulëzim bëhu burrë, ndahu nga Iliri e Saliu, boll bëre kukullën e të paudhëve pa din e iman!”, mbyll reagimin e tij kreu i Qeverisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë