Ka ndodhur

Përplasen dy autobusë urbanë në mes të Tiranës, 4 të lënduar (Foto)

Një autobus i linjës urbane të kryeqytetit, “Kopshti Zoologjik” është aksidentuar me një tjetër autobus të linjës së Tiranës së Re mëngjesin e të martës.

Si pasojë e aksidentit 4 pasagjerë kanë mbetur të lënduar. Policia bën me dije se të plagosurit u dërguan në spital, për kontroll mjekësor, jashtë rrezikut për jetën.

Mësohet se ka qenë parakalimi i gabuar i autobusit të linjës së “Kopshtit Zoologjik”, ai që ka shkaktuar aksidentin, duke përfunduar më pas i përplasur me murin e Ministrisë së Transportit në qendër të Tiranës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë