Ka ndodhur

Covid / Ulet numri i infektimeve dhe i testimeve, 100 raste të reja dhe 5 viktima

Gjatë 24 orëve të fundit, Ministria e Shëndetësisë, nga 1.867 testime të kryera gjithsej, ka regjistruar 100 raste të reja me Covid 19 dhe 5 vdekje.

Viktimat, janë 2 qytetarë nga Vlora, 1 qytetar nga Gramshi, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Korça, të moshave 55-86 vjeç.

Kujtojmë që një ditë më parë, numri i testimeeve të kryera ishte 2.480, me 138 raste të reja me Covid dhe 2 viktima.

Sakaq , në 24 orët e fundit, janë shëruar 587 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 102,171 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht, në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale, po trajtohen 173 pacientë, 14 në terapi intensive, nga të cilët 4 pacientë janë të intubuar.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 34 raste në Tiranë, 9 raste në Korçë, 6 raste në Kavajë, Gjirokastër, 4 raste në Fier, Lezhë, Vlorë, Librazhd, 3 raste në Elbasan, Has, Vorë, 2 raste në Shkodër, Kurbin, Berat, Sarandë, Gramsh, Skrapar, Poliçan, 1 rast në Kukës, Lushnje, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Roskovec.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (19 Prill 2021)

Raste të reja ditore        100

Të shëruar në 24 orë     587

Të shtruar në spitale      173

Humbje jete në 24 orë    5

Testime ditore                1867

Testime totale           609,555

Raste pozitive             129,694

Raste të shëruara        102,171

Raste Aktive                 25,176

Humbje jete                   2,347

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë  18311

Fier       2136

Durrës  1018

Shkodër   895

Gjirokastër  856

Korçë   671

Vlorë     418

Dibër    318

Kukës     277

Elbasan   193

Berat      59

Lezhë       24


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë