Ka ndodhur

Ambasadorja Yuri Kim takon Ardi Veliun gjashtë ditë para zgjedhjeve të 25 prillit

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë,  Yuri Kim thotë se është takuar me Drejtorin e Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Kim bën me dije se në këtë takim është diskutuar në lidhje me zgjedhjet e 25 prillit.

Ambasadorja thekson se ka marrë konfirmimin nga Veliu se oficerët e policisë do të jenë profesionistë në zbatimin e ligjit para, gjatë dhe pas zgjedhjeve të 25 prillit.

“U takova me Drejtorin e Përgjithshëm, Ardi Veliu për të diskutuar përgatitjet për zgjedhjet e 25 prillit. Ardi Veliu më konfirmoi detyrën e oficerëve të policisë për të qenë profesionistë dhe të paanshëm në zbatimin e ligjit dhe ruajtjen e rendit publik para, gjatë dhe pas zgjedhjeve”,  shkruan Yuri Kim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë