Një sherr mes disa të rinjve ka përfunduar me përdorimin e armëve të ftohta, ku për pasojë kanë mbetur të plagosur tre persona.
Mes protagonistëve ka qenë kandidati për deputet i LSI-së në Tiranë, Klodian Doka, 30-vjeç, i renditur i 32-ti në listë, i cili ka mbetur i plagosur së bashku me dy vëllezërit e tij pas një sherri të përfshirë me disa të rinj të tjerë në Sauk.
Ngjarja ka ndodhur rreth mesnatës, pranë zyrave elektorale të LSI-së dhe burime nga policia bëjnë me dije se shkak për përplasjen e tyre mësohet se është bërë sherri për një vajzë.
Si pasojë e konfliktit mes të rinjve, ka mbetur i plagosur lehtë me sende të forta shtetasi Klodian Doka, dhe Eltion Doka, 23-vjeç, ndërkohë që është plagosur me thikë Roland Doka, 27-vjeç i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën, të tre vëllezër. Policia ka nisur menjëherë hetimet dhe po punohet për kapjen dhe shoqërimin e 3 shtetasve të shpallur në kërkim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.