Ka ndodhur

Plagosje me thikë në Kukës, 19-vjeçari në gjendje të rëndë në spital

Një i ri është plagosur me thikë mbrëmjen e të enjtes pas një konflikti për motive të dobëta.

Ngjarja ka ndodhur në Kukës dhe policia thotë se A.D., 19 vjeç, është në gjendje të rëndë shëndetësore i shtruar në spital.

Ndërkohë është identifikuar dhe shpallur në kërkim autori i dyshuar i ngjarjes, me iniciale F.C., 21 vjeç. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprën penale “Vrasja me dashje” mbetur në tentativë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë