Ka ndodhur

Korçë, kapet me automatik dhe municion luftarak në banesë

Një 41-vjeçar është arrestuar në Korçë, pasi është kapur me një armë zjarri në një ambient në pronësi të tij.

Policia thotë se këtij shtetasi i janë sekuestruar një armë zjarri automatik dhe municion luftarak që i mbante pa leje.

Në pranga ka rënë A.N., 41 vjeç, banues në fshatin Turan, Korçë. 

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë