Komisioni Europian ka vendosur të mos rinovojë kontratat e vaksinave COVID-19 vitin e ardhshëm me kompani të tilla si Astrazeneca dhe Johnson & Johnson (J&J). Lajmi u raportua të mërkurën nga gazeta italiane “La Stampa” duke cituar një burim nga Ministria Italiane e Shëndetësisë.
“Komisioni Evropian, në marrëveshje me udhëheqësit e shumë vendeve (BE), ka vendosur që kontratat me kompanitë që prodhojnë vaksina (vektorë viral) të vlefshëm për vitin aktual nuk do të rinovohen në skadimin e tyre,” ka raportuar media.
Gjithashtu thuhet se Brukseli më shumë do të përqendrohej në vaksinat e COVID-19 që përdorin teknologjinë e dërguesit RNA (mRNA), të tilla si Pfizer dhe Moderna.
Komisioni Evropian po kërkon shpjegime nga kompania nga J&J rreth njoftimit ” të papritur” të kompanisë për vonesat në dërgesat e vaksinave COVID-19 në BE.
Të dyja vaksinat kanë pasur polemika për sa i përket efekteve anësore. Rreth 1 muaj më parë shumë vende në Europë pezulluan përdorimin e vaksinës Astra Zeneca, pasi mendohej që shkaktonte mpiksje gjaku tek të vaksinuarit dhe pezullimi vazhdoi deri në një deklaratë të Agjencisë Europiane të Barnave e cila shpjegoi që nuk ka asnjë rrezik përdorimi i kësaj vaksine. Ndërkaq e njëjta gjë ka ndodhur në SHBA me vaksinën Johnson & Johnson (J&J). Pikërisht dje autoritetet ndaluan përdorimin e kësaj vaksine dhe ekspertët po vijojnë të studiojnë mbi efektet anësore.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje