Ka ndodhur

Përndiqte të miturën, arrestohet 34-vjeçari në Patos

Një 34-vjeçar është vënë në pranga nga Policia e Fierit, pasi akuzohet se a përndjekur një të vajzë të mitur.

Policia thotë se shtetasi me iniciale N.K., 34 vjeç, banues në Patos, një ditë më parë, ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin N. K., 34 vjeç, banues në Patos, pasi në datën 13.04.2021 ka përndjekur një shtetase të mitur 17 vjeçe”, thuhet në njoftimin e policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë