Vaksinat duhet të përzihen që efikasiteti të jetë më i lartë. Ky është rezultati i një studimi të madh nga studiuesit e Com-Cov, një grup ekspertësh që krijuan vaksinën Oxford / AstraZeneca në Mbretërinë e Bashkuar.
Në shkurt ekspertët nisën të hetonin mbi bashkimin e një dozë të AstraZeneca me Pfizer dhe tani po studiojnë për bashkimin e vaksinave Moderna dhe Novavax. Studimi po shqyrton nëse përzierja e vaksinave mund të japë imunitet më afatgjatë ndaj virusit dhe varianteve të reja dhe të ofrojë më shumë fleksibilitet në administrimin e vaksinave. I udhëhequr nga universiteti i Oksfordit, studimi kërkon të rekrutoi të rritur të moshës mbi 50 vjeç që kanë marrë vaksinën e tyre të parë në tetë deri në 12 javët e fundit.
Matthew Snape, një profesor i vaksinologjisë në Universitetin e Oksfordit, i cili është shefi kryesor i studimit, tha se fokusi i këtij studimi është të zbulojmë nëse vaksinat e shumta Covid-19 që janë në dispozicion mund të përdoren në mënyrë më fleksibile, me vaksina të ndryshme që përdoren për dozën e parë dhe të dytë.
“Nëse mund të tregojmë se dozat e përziera gjenerojnë një përgjigje imune aq të mirë sa ato standarde dhe pa efekte anësore të konsiderueshme, kjo potencialisht do të lejojë që më shumë njerëz të jenë më shpejt të imunizuar ndaj Covid-19”, shtoi Snape
Vullnetarët, të cilët do të kenë marrë vaksinën Oxford / AstraZeneca ose Pfizer / BioNTech, do të caktohen rastësisht për të marrë të njëjtën vaksinë për dozën e tyre të dytë ose një dozë të ë prodhuara nga Moderna ose Novavax.
Studiuesit janë shprehur se do të vijojnë të studiojnë cdo reagim të sistemit imunitar dhe nëse të dhënat tregojnë se përgjigjet janë efikase, ekspertët e imunizimit do të këshillojnë ndërveprimin e dy dozave të ndryshme.
Snape tha se ai shpresonte që rezultatet e pjesës së dytë të studimit do të ishin në dispozicion në qershor ose korrik dhe pjesa e parë pritet të raportohet muajin tjetër.
“Kjo do të na japë shumë fleksibilitet, jo vetëm në Mbretërinë e Bashkuar, jo vetëm në Evropë ku po kërkojmë të kufizojmë përdorimin e disa vaksinave për disa grupe moshe, por në të gjithë botën, madje dhe në vendet ku furnizimi me vaksina është ndërprerë”, shtoi ai.
Burimi:The Guardian/Përshtati:Gazeta “Si”
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje