Ka ndodhur

Këmbësori përplaset me makinë dhe lihet i vdekur në rrugë në aksin Tiranë-Ndroq

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur në fshatin Varosh në Tiranë, në aksin Tiran-Ndroq, ku është gjetur pa shenja jete shtetasi S. M., 54 vjeç.

Dyshohet se 54-vjeçari mund të jetë aksidentuar nga një mjet ende i paidentifikuar, i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.​

Policia thotë se po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit. Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë