Shendet

Studimi: Medikamenti kryesor i astmës efikas për trajtimin e Covid-19 në shtëpi

Një ilaç relativisht i lirë, që përdoret për astmën mund të jetë efikas për personat e moshuar që po trajtohen në shtëpi nga Covid-19, sipas një studimi të kryer në Britani. Një provë tek personat mbi 65 vjeç dhe mbi 50 vjeç me probleme shëndetësore, zbuloi se thithja e medikamentit të quajtur” budesonidi” dy herë në ditë për dy javë ua shkurtoi kohën e rimëkëmbjes dhe i ndihmoi ata të ndiheshin më mirë sesa personat që nuk u ishte dhënë ilaçi.
Të dhënat treguan se rreth 8.5% pacientë u pranuan në spital në momentin që kishin marrë medikamentin, krahasuar me 10.3% që kishin vijuar terapinë e zakonshme. Studimi “ka gjetur prova se ilaçi i cili është relativisht i lirë, i disponueshëm gjerësisht me shumë pak efekte anësore ndihmon të prekurit nga Covid-19 të shërohen shumë shpejt dhe sipas Chris Butler një profesor i kujdesit parësor në Universitetin e Oksfordit e cilëson këtë gjë si tepër të rëndësishme për shkurtimin e kohës së pacientëve në terapi.
“Ne mendojmë që mjekët në të gjithë botën që kujdesen për njerëzit me Covid-19 në komunitet mund t’i marrin në konsideratë këto prova, kur marrin vendime për trajtim, pasi ato duhet t’i ndihmojnë njerëzit me Covid-19 të shërohen më shpejt”, ka shpjeguar Butler.
Pacientëve të trajtuar me budesonide iu kërkua të thithnin 800 mikrogramë dy herë në ditë për 14 ditë dhe u ndoqën për 28 ditë. Analiza e ndërmjetme zbuloi se koha mesatare e shërimit ishte tre ditë më e shpejtë për ata që përdorin ilaçin, dhe se 32% e atyre që e morën atë u rikuperuan brenda 14 ditëve. Kjo krahasohet me 22% në grupin që u trajtua si zakonisht.
Homologu i Butler, Richard Hobbs, i cili kryeson departamentin e shkencave shëndetësore të kujdesit parësor në universitetin Nuffield në Britani.
“Për herë të parë kemi prova me cilësi të një trajtimi efektiv që mund të përhapet në të gjithë komunitetin për njerëzit që janë më së shumti në rrezik për t’u prekur nga Covid-19”, shtoi Hobbs.
Burimi:The Guardian/ Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë