Ka ndodhur

Të maskuar dhe me armë zjarri, grabitet pika e karburantit në Fushë Krujë

Një grabitje me armë zjarri ka ndodhur mëngjesin e të hënës në një pikë karburanti në vendin e quajtur Ura e Gjolës në Arrameras, Fushë Krujë.

Tre persona, të cilët dyshohet se janë kushërinj me njëri tjetrin, janë futur në pikën e karburantit të maskuar, kanë marrë paratë dhe më pas janë larguar.

Ndërkohë që policia në kuadër të operacionit të koduar “Gjola”, thotë se ka arrestuar dy autorët e dyshuar dhe ka shpallur në kërkim bashkëpunëtorin e tyre.

Në pranga janë vënë, Skënder Çangu 30 vjeç, banues në Nikël dhe Z.Ç., 17 vjeç, banues në fshatin Verjon.

Po ashtu, u shpall në kërkim, A.Ç., 17 vjeç, edhe ky banues në fshatin Verjon.

Gjatë aksionit policor, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pushkë, automjeti dhe veshjet e përdorura nga autorët gjatë grabitjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë Krujë për veprat penale “Vjedhja me armë” kryer në bashkëpunim dhe “Armëmbajtja pa leje”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë