Ka ndodhur

Cërrik, vidhnin vegla pune në magazina dhe banesa

Një 35-vjeçar është vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim (D.K., 32 vjeç, banues në Elbasan),pasi akuzohen se kanë vjedhur disa magazine në Cërrik.

Policia thotë se ka zbardhur një sërë vjedhjesh të ndodhura në këtë qytet, duke arrestuar shtetasin E.U., banues në Elbasan.

Në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dy të rinjtë dyshohen se ditën e djeshme në fshatin Floq kanë vjedhur disa vegla pune në magazinën në pronësi të E. R.

Po dje, në fshatin Trunxh, Cërrik, këta shtetas dyshohen se kanë tentuar të vjedhin në banesën e shtetasit K. K.

Nga veprimet hetimore të kryera, dyshohet se këta shtetas janë autorë edhe të një vjedhjeje tjetër, konkretisht: më datë 06.07.2020, në fshatin Linas, Cërrik, dyshohen se kanë vjedhur disa vegla pune në banesën e shtetasit P. Sh.

Në cilësinë e provave materiale janë sekuestruar një automjet dhe vegla pune të vjedhura.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprimet e mëtejshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë