Ka ndodhur

Dy nga kontrollorët e Rinasit mbeten në burg, arrest shtëpie për Flora Ndrecën

Gjykata e Tiranës ka caktuar këtë të shtunë masën e sigurisë ndaj tre kontrollorëve të ndaluar të Albcontrol, pas pezullimit të punës në aeroportin e Rinasit, Flora Ndreca, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.

Gjykata ka caktuar masën e sigurisë “arrest shtëpie” për kontrolloren Flora Ngreca, ndërsa ka lënë në burg dy kolegët e saj, Armando Fezga dhe Muhin Mezini.

Në përfundim të seancës gjyqësore, avokati mbrojtës i tyre tha përpara gazetarëve se “është ditë e gëzuar sepse drejtësia funksionon”. Këtë çështje, ai e konsideroi administrative dhe jo penale.

“Dënuan me masën e sigurisë arrest në burg puçistët dhe pengëmarrësit e aeroportit të Rinasit. Nuk është vepër penale, është konflikt juridiko-civil”, tha ai.

Një ditë më parë, Prokuroria e Tiranës dërgoi në Gjykatë kërkesën ndaj tre kontrollorëve, ku ndaj Flora Ndrecës kërkonte masën “arrest shtëpie”, ndërsa për dy të tjerët kërkonte “arrest me burg”.

Muhin Mezini është supervizor në Shoqërisë “Albcontrol“ sh.a tek Aeroporti “Nënë Tereza“, Armando Fezga  është supervizor i trafikut ajror dhe Flora Ndreca  kontrollore e trafikut ajror.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë