Ka ndodhur

Humb jetën nga COVID-19 gazetarja nga Shkodra

Humb jetën nga koronavirusi gazetarja nga Shkodra, Anila Dushi.

54-vjeçarja ishte e shtruar në Spitalin Rajonal të Shkodrës në repartin e Reanimacionit, ku edhe po merrte trajtim për sëmundjen e rëndë, por fatkeqësisht nuk mundi ta fitojë këtë betejë.

Ajo kishte shume vite që punonte gazetare në shtypin e shkruar dhe TV lokale e kombëtare.

Kolegu i saj, gazetari Ardi Hoti dha njoftimin në Facebook duke shkruar: “Covidi na mori nje nga gazetaret qe pervec nje kolege e mike e mire u kthye ne nje “nene” te dyte me keshillat qe i jepte cdo kolegu gazetare. Pothuajse i gjithe brezi i ri gazetareve ne Shkoder u rrit ne kompjuterin Tend .Ne ate kompjuter gjenden fotot e gazetareve qe kur ishin “femije” e derisa u bene me femije.E veshtire per kedo ti thotë lamtumire Anila Dushit”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë