Ka ndodhur

Kishte humbur prej 10 ditësh, gjendet i vdekur në Vjosë 47-vjeçari

Një 47-vjeçar me inicialet, B.H., është gjetur i vdekur në vendin e quajtur “Ura e Memaliajt”, në shtratin e lumit Vjosë.

Policia thotë se i ndjeri vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa që më 31 mars.

Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor po punojnë për zbardhje e rrethanave të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë