Një kopsht për fëmijë në zonën e “Don Boskos” në Tiranë është përfshirë nga zjarri mesditën e së premtes.
Policia thotë se nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme të vogla materiale.
Sipas policisë, flakët janë shkaktuar nga një bombol gazi në kuzhinën e kopshtit.
Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë duke shuar vatrën e zjarrit.
Grupi hetimor ka nisur punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




