Nënkryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili ka sulmuar prokurorinë dhe SPAK-un, për situatën e krijuar në Rinas, pas protestës së kontrollorëve të trafikut ajror dhe arrestimit të tre prej tyre.
“Askush nuk e beson më këtë Prokurori dhe SPAK, që nuk heton e ndalon Edi Ramën!
Dje menjëherë pas daljes në “Opinion” te Fevziu një zonjë kontrollore e trafikut ajror Flora Ndreca shoqërohet në Polici.
Edi Rama, që ju shkakton shqiptarëve 120 milion euro dënim për Becchetin nuk hetohet dhe as ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon publikisht me vaksinën nuk hetohet dhe ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon mësuesit e mjekët me vendin e punës nuk hetohet dhe nuk ndalohet.
Edi Rama, që shantazhon punonjësit e policisë që denoncojnë trafikantët e dhunuesit nuk hetohet e ndalohet.
Edi Rama, që i thotë policisë hidhni uniformat dhe bëni vota për rilindjen nuk hetohet dhe nuk ndalohet.
Këtë prokurori të kapur turpërisht nga rilindja nuk e beson më askush dhe nuk i duhet as dreqit!!”, shkruan Vasili në Facebook
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




