Ka ndodhur

Një mini-dimër në pranverë, reshje të pazakonta dëbore në Llogara

Zonat malore të vendit janë mbuluar që prej mbrëmjes së të mërkurës nga dëbora.

Mësohet se në disa akse rrugore ka edhe vështirësi në qarkullimin e mjeteve.

Rreshjet e dëborës kanë filluar që mbrëmjen e djeshme dhe pjesa më problematike për qarkullimin e automjeteve është qafa e Llogarasë.

Duke qenë se vitet e kaluara nuk ka pasur reshje dëbore në këtë periudhë të vitit, drejtuesit e automjeteve janë gjendur të papërgatitur dhe të bllokuar.

Reshjet e dëborës kanë zbardhur edhe qytetin e Korçës orët e fundit.

Trashësia varion nga 5 cm në zonat fushore deri 15 cm në pjesët malore, si në rrugën e Dardhës.

Në akset rrugore po punohet me mjete borëpastruese të rikthyer normalitetin në qarkullim.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë