Ka ndodhur

Plagoset një 50 vjeçar me armë zjarri në Tiranë , ndërron jetë në spital

Një person ka mbetur i plagosur mbrëmjen e kaluar në Tiranë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 21:35, në rrugën “Josif Pashko”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se një shtetas ende i paidentifikuar, rreth 50 vjeç, është vetëplagosur me armë zjarri sipas dyshimeve.

Ai është transportuar në spital, ku dhe ka ndërruar jetë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe dyshon se ai ka qëlluar veten në gjendje të rëndë shëndetësore


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë