Një 43-vjeçar është vënë në prangat e policisë, ndërsa vëllai i tij është nën hetim, pasi në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë rrahur një 30-vjeçar dhe më pas i kanë dëmtuar edhe makinën.
Ngjarja ka ndodhur në Bajram Curri, ku policia ka arrestuar shtetasin L.M, banues në fshatin Markaj, ndërsa është proceduar në gjendje të lirë i vëllai, S.M., 35 vjeç.
Policia ka ndërhyrë pas kallëzimit të bërë nga shtetasi F.M., 30 vjeç, banues po në fshatin Markaj.
Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta, me dy vëllezërit që kanë goditur me grushte dhe shkelma të riun, duke i shkaktuar dëmtime të lehta, përveç se i kanë dëmtuar me mjete të forta edhe automjetin.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tropojë, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës”, “Plagosja e lehtë me dashje” dhe “Kanosja”, kryer në bashkëpunim.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




