Lajme

Aksident në Mamurras, plagosen tri vajza

Një aksident ka ndodhur në Mamurras ku kanë mbetur të plagosura 3 femra.

Një makinë tip ‘Renault’, që drejtohej nga një femër, ndërsa pasagjere kishte edhe dy vajza të tjera, humbi kontrollin duke përfunduar në kanal nga shpejtësia.

Makina drejtohej nga Blerta Sadria 25 vjeç, që po kthehej bashkë me dy shoqet e saj nga Tirana, ndërsa në momentin që tentoi që të devijonte për të dalë nga rruga kryesore, makina ka përfunduar në kanal nga shpejtësia.

Tri të plagosurat janë transportuar në Spitalin e Traumës në Tiranë. Në gjendje të rëndë është drejtuesja e makinës,  25-vjeçarja Blerta Sadria.   

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit. Të plagosurat janë dërguar në Spitalin e Traumës në Tiranë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë