Ka ndodhur

Nuk pranojnë të japin dokumentet e mjetit, babë e bir përplasen me policinë

Dy persona, babë e bir, kanë përfunduar në pranga në qytetin e Beratit, pasi akuzohen se kundërshtuan me dhunë punonjësit e policisë.

Bëhet fjalë për Bledar Qolja 44 vjeç dhe Briano Qolja 19, banues në lagjen “Çlirim”, të qytetit jugor.

Sipas policisë, këta shtetas, në vendin e quajtur “Dogana”, gjatë kontrollit të ushtruar nga uniformat blu në pikën e kontrollit, nuk kanë pranuar të tregojnë dokumentacionin e mjetit dhe i kanë kundërshtuar ata me dhunë.

Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprën penale “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë