Ka ndodhur

Aksident fatal në Lushnjë/ Makina del nga rruga, ndërrojnë jetë shoferi dhe pasagjeri

Një aksident i rëndë është regjistruar pasditen e të martës në Lushnjë, ku dy persona kanë ndërruar jetë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:30, në aksin rrugor Lushnjë-Krutje, në fshatin “Gurrëz e vogël”.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije automjeti tip “Reno”, ka dalë nga rruga, ku për pasojë kanë ndërruar jetë drejtuesi dhe pasagjeri në mjet.

Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimave dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë