Ka ndodhur

Korçë, i riu dëmtohet rëndë në këmbë teksa punonte tokën

Një 27-vjeçar në fshatin Porodinë të Korçës është plagosur rëndë në këmbë, ndërsa punonte arën me një mjet tip zetor.

I riu me iniciale A.M., dyshohet se është plagosur nga freza e mjetit, me të cilin po punonte dhe është dërguar me urgjencë në spital.

Aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:30, ndërsa 27-vjeçari ndodhet në Spitalin e Korçës, nën kujdesin intensiv të mjekëve.

Policia po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë