Një 33-vjeçar është arrestuar mëngjesin e së martës, pasi ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë me një 32-vjeçare.
Policia thotë se në pranga ka rënë shtetasi i identifikuar me inicialet, Gj.K.
Mësohet se i riu, në mënyrë të vazhdueshme e ka përndjekur vajzën, duke ushtruar dhunë fizike ndaj saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë, së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




