Në 24 orët e fundit, Ministria e Shëndetësisë ka raportuar se nga 2092 testime të kryera gjithsej, kanë rezultuar 264 raste të reja dhe 9 të vdekur me Covid 19.
Viktimat janë: 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Shkodra, 1 qytetar nga Vlora, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 55-83 vjeç.
Në krahasim me një ditë më parë, rastet e infektimeve duket se kanë pësuar një rënie: dje, nga 3056 testime, u shënuan 348 raste të reja me koronavisus dhe 9 viktima.
Rastet pozitive të konfirmuara në 24 orët e fundit, janë identifikuar në këto bashki: 47 raste në Tiranë, 22 raste në Korçë, 20 raste në Durrës, 18 raste në Fier, Berat, 14 raste në Shkodër, 11 raste në Elbasan, 10 raste në Gjirokastër, 9 raste në Kurbin, 8 raste në Lezhë, Malësi e Madhe, Vorë, 6 raste në Krujë, Kukës, Kavajë, Lushnje, Vlorë, 5 taste në Kamëz, 4 raste në Mirditë, Peqin, Kuçovë, 3 raste në Tropojë, Mallakastër, Dibër, Bulqizë, Gramsh, Skrapar, 2 raste në Sarandë, 1 rast në Librazhd, Tepelenë, Divjakë, Belsh.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 589 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 94,431 që nga fillimi i epidemisë.
Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 255 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.
Statistika (05 Prill 2021)
Raste të reja ditore 264
Të shëruar në 24 orë 589
Të shtruar në spitale 255
Humbje jete në 24 orë 9
Testime ditore 2092
Testime totale 572,719
Raste pozitive 126,795
Raste të shëruara 94,431
Raste Aktive 30,090
Humbje jete 2274
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 21182
Fier 2582
Durrës 1262
Gjirokastër 1245
Shkodër 1085
Vlorë 789
Korçë 775
Kukës 351
Dibër 336
Elbasan 277
Lezhë 152
Berat 53
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




