Ka ndodhur

Makina del nga rruga, plagosen 3 fëmijë

Dy makina janë përplasur të hënën me njëra-tjetrën. Nga përplasja ka devijuar njëra prej makinave duke plagosur 3 fëmijë

“Në datë 05.04.2021, rreth orës 14:35, në Kamëz,  janë përfshirë në aksident mjeti me drejtues Xh. Xh., me mjetin me drejtues K. B. Si pasojë e aksidentit mjeti me drejtues K. B., ka dalë nga rruga duke dëmtuar 3 fëmijë të mitur, të cilët u dërguan në spital për të marrë ndihmë mjekësore”, thuhet në njoftimin e Policisë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë