Një ditë më parë, një 45-vjeçar, banues në Tiranë, ka humbur jetën në Skrapar gjatë punës, pasi u zu nga një masiv gurësh, ndërsa nxirte mermer nga shkëmbi.
Policia e Skraparit, thotë se në pranga ka rënë inxhinieri, një 59-vjeçar me inicialet J.K., për veprën penale “shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
“Nga specialistët e Seksionit për Krimet filloi proçedimi penal për shtetasin J.K, 59 vjeç, banues në Tiranë, (inxhinier minierash), pasi në Grykën e Dëvrisë, Skrapar, në karrierën e nxjerrjes së gurit gëlqeror të mermerizuar, gjatë punës ka rreshqitur një masiv guri, për pasojë ka humbur jetën shtetasi S.P., 45 vjeç, banues në Çorovodë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprën penale “Shkelje e rregullave të mbrojtjes në punë”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




