Ka ndodhur

Sherr me thika mes dy vëllezërve në Tiranë

Dy vëllezër me njëri-tjetrin, janë konfliktuar këtë të premte në Tiranë.

Policia thotë se ngjarja ka ndodhur në rrugën “Hysen Xhura”, ku dyshohet se ata janë grindur për motive të dobëta.

Në grindje e sipër, vëllai i vogël, 12 vjeç, ka plagosur me thikë të madhin, me inicialet S. O, 17 vjeç.

Ky i fundit u dërgua për ndihmë mjekësore, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ka mbërritur në vendngjarje dhe vijon punën për sqarimin e rrethanave të rastit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë