Një 26-vjeçar, është arrestuar, pasi u kap duke lëvizur me armë zjarri në mjetin e tij.
Policia thotë se i riu me iniciale, M.T., banues në Tiranë, kishte thyer orën policore, duke shkelur masat anti-Covid.
Ndërkohë, në banesën që kishte marrë më qira, policia gjeti dhe sekuestroi dy armë zjarri pistoletë dhe municion luftarak.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, në ngarkim të shtetasit M. T., për veprën penale “Armëmbajtja pa leje”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




