Një studim i fundit në Qatar thote se gjasat e riinfektimeve janë të ulëta ndërsa vdekjet të papërfillshme.
Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti në një status në rrjetin social “Facebook” ka shkruar se studumi i kryer nga Universiteti Cornell (Qatar) në bashkëpunim me Qendrën e OBSH-së për Analizimin e Epidemiologjisë së Sëmundjeve Infektive mori në shqyrtim 133.266 raste të konfirmuara me Covid dhe u publikua në revistën Clinical Infectious Diseases.
Alimehmeti shkruan se nga numri total i pjesëmarrësve për sa i përket riinfektimeve 243 raste (0.18%) dolën me test pozitiv ≥45 ditë pas testit të parë pozitiv, nga të cilët:
-35 raste (0.026%) me evidencë të fortë për riinfektim.
-19 raste (0.014%) me evidencë të mirë për riinfektim,
-26 raste (0.02%) me njëfarë evidence për riinfektim, dhe
-163 raste (0.12%) me evidendë të dobët për riinfektim.
Më tej Alimehmeti shkruan se nga 54 rastet me evidencë të fortë ose të mirë për riinfektim 23 raste (42.6%) u zbuluan në qendra shëndetësore dhe 31 raste (57.4%) u zbuluan rastësisht përmes depistimeve rutine. Ndërsa përsa i përket rasteve klinike epidemiologu shkruan se vetëm një person pati nevojë për shtrim në spital dhe doli të nesërmen, ndërkaq nuk ka asnjë vdekje nga riinfektimet.
“Risku i reinfektimit u vlerësua 0.02% Ndryshe mund të themi: mbrojtje 99.8%, që është supeiore ndaj efektivitetit të çdo vaksine deri më sot. Pra, të paktën psikologjikisht të qëndrojmë të qetë edhe pse masat vazhdojmë i ruajmë deri sa të dimë më shumë”, përfundon statusin e tij Alimehmeti.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje