Ka ndodhur

Zjarri shkrumon mobilerinë në Krujë, rreth 300 mln lekë dëme (Video)

Një mobileri në pronësi të Ferite Kallmetit ka marrë flakë rreth mesnatës së kaluar në fshatin Nikël të Krujës.

Paraprakisht, dyshohet se shkak i zjarrit ka qenë kabulli elektrik në hyrje të sahatit, ai që ka shkaktuar zjarrin, i cili ka shkaktuar rreth 300 milionë lekë dëme.

Për shuarjen e zjarrit, janë angazhuar 6 zjarrfikëse, ajo e Niklës, e Krujës, e Institutit e Kamzës etj, por shuarja e flakëve ka qenë e pamundur.

Fatmirësisht u arrit të shpëtohej një pjesë e mobilerisë, si dhe punishtet e mobileritë ngjitur.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë