Rinovirusi, ose virusi që shkakton ftohjen e zakonshme te njeriu, krijon një përgjigje të lindur imune, që duket se bllokon replikimin e Sars-CoV-2 në qelizat e traktit respirator. Por efekti zgjat vetëm disa ditë.
Kjo theksohet nga një studim i publikuar në “Journal of Infective Diseases” dhe udhëhequr nga shkencëtarë nga Universiteti i Gllazgout në Skoci.
Studimet e mëparshme, kanë treguar se ndërveprimet me viruse të tjera të frymëmarrjes, mund të ndikojnë në llojin dhe ashpërsinë e infeksioneve tek individët, por edhe mënyrën se si ato infektojnë dhe qarkullojnë rreth grupeve të njerëzve.

Në studim, autorët së pari infektuan qelizat e frymëmarrjes njerëzore me SARS-CoV-2 në laborator, duke rikrijuar mjedisin qelizor në të cilin ndodhin normalisht infeksionet.
Ata më pas studiuan replikimin e Sars-CoV-2 në këto qeliza, si në prani dhe në mungesë të rinoviruseve, të cilat janë viruset më të zakonshme të frymëmarrjes tek njerëzit.
“Hulumtimi ynë, – shpjegon Pablo Murcia, i MRC-“University of Glasgow Center for Virus Research”, – tregon se rinovirusi shkakton një përgjigje të lindur imune në qelizat e frymëmarrjes, të cilat bllokojnë replikimin e virusit Covid-19, Sars-CoV-2. Kjo do të thotë, se përgjigja imune e shkaktuar nga infeksionet e virusit të ftohjes, atij të butë dhe të zakonshëm, mund të sigurojë një farë niveli të mbrojtjes kalimtare kundër Sars-CoV-2, duke ndaluar potencialisht transmetimin dhe zvogëluar ashpërsinë e Covid 19”.

Hapi tjetër, do të jetë studimi i asaj që po ndodh në nivelin molekular gjatë këtyre ndërveprimeve virus me virus, për të kuptuar më shumë rreth ndikimit të tyre në transmetimin e sëmundjes dhe për të kuptuar nëse një prevalencë në rritje e rinoviruseve, mund të zvogëlojë numrin e rasteve të reja me Covid.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)




Lini një Përgjigje