Shendet

Izraelitët shpikin testin e Covid që nxjerr rezultatin për 20 sekonda

Një kompani izraelite njoftoi këtë të mërkurë se ka marrë miratimin europian për përdorim të një testi Covid-i në gjendje që të nxjerrë një rezultat me besueshmëri të lartë brenda 20 sekondave.

Kompania NeëSight thotë se teknologjia e përdorur në pajisjen e saj “SpectraLIT” mund të rikthejë pranë normalitetit situatën nëpër aeroporte dhe ndihmojë në rikthimin e lëvizjes së qytetarëve. Kjo teknologji eleminon, sipas kompanisë, pajisjet komplekse që përdorin laboratorët dhe është lehtësisht e përdorshme.

Kjo do të thotë se stafet e vendosura nëpër shumë aeroporte të botës sot me detyrën e marrjes së tamponëve dhe transportit të tyre nëpër laboratore dhe më pas të presin për të paktën 15 minuta për rezultatet, tani thjesht do t’i bëjnë të gjitha këto procedura në moment.

Kjo teknologji po përdoret si projekt pilot në 36 spitale në të gjithë botën dhe kompania izraelite thotë se ka marrë miratimin nga Bashkimi Europian, duke i lejuar që të vihet menjëherë në punë në të gjithë hapësirën e unionit.

“Ky është një hap i rëndësishëm në garën drejt testimeve të shpejta”, tha Eyal Zimlichman, doktor në qendrën Mjekësore Sheba në Izrael dhe pjesë e grupit të studiuesve që kanë ndihmuar në zhvillimin e kësaj teknologjie.

Kompania izraelite parashikon se pavarësisht fushatës së botërore të vaksinimit që ka nisur, edhe për shumë muaj nevoja e testimeve të shpejta nëpër portat hyrëse dhe dalëse të vendeve të ndryshme do të jetë e pranishme.

Teknologjia e përdorur nga izraelitët bazohet në testimet e antigjenit, por shumë vende janë pesimiste mbi saktësinë që ajo ofron dhe janë stepur nga miratimi i këtyre testeve nëpër vende me trafik të konsiderueshëm njerëzish, siç janë aeroportet.

Agjencia amerikane e barnave i vlerëson këto teste si më pak “të ndjeshme dhe specifike, e rrjedhimisht edhe të sakta, se sa testet molekulare që realizohen nëpër laboratore.

Kompania izraelit thotë se testet e zhvilluara prej saj japin një saktësi nga 70 deri në 80 për qind dhe për më tepër është e përballueshme pasi do të hidhet në treg me një çmim të lirë.

Zimlichman said that SpectraLIT consistently achieves relatively high açuracy — 70-80 percent — and is an important addition to the market because it ëill be very cheap. He said the açuracy of the artificial intelligence system ëas likely to increase over time.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë