Ka ndodhur

Drogë dhe trafik të qenieve njerëzore, goditet banda shqiptare në Francë

Policia franceze ka shkatërruar një grup kriminal shqiptar që merrej me trafikimin e drogës dhe qenieve njerëzore.

Në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 17 shqiptarë të moshave të ndryshme identitetet e të cilëve nuk bëhen të ditur.

Mediat franceze raportojnë se grupi drejtohej nga një 45-vjeçar shqiptar, i dënuar dy herë më parë për drogë.

Operacioni është zhvilluar të martën në rajonin Ille-et-Vilaine dhe Alpes-Maritimes, në Nisë dhe në pranga kanë rënë disa shqiptarë të moshave nga 19-57 vjeç.

Në fund të operacionit, policia ka sekuestruar lëndë narkotike, armë zjarri, para dhe municione.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë