Një automjet tip “Ford Focus” ka marrë flakë në ecje në qytetin e Vlorës.
Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e kësaj të mërkure në bulevardin “Ismail Qemali” në Vlorë pranë teatrit “Petro Marko”.
Policia thotë se automjeti është shkrumbuar në pjesën më të madhe të tij.
Fatmirësisht nga flakët nuk ka të lënduar, pasi drejtuesi i automjetit ka arritur të dalë në kohë nga makina.
Automjeti është në pronësi të shtetasit Z.K., dhe nga hetimet paraprake dyshohet se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një shkëndije elektrike.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e incidentit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




