Një incident elektoral është shënuar në Berat, në prag të zgjedhjeve të 25 prillit.
Një nga zyrat elektorale të Partisë Socialiste në këtë qytet është qëlluar me gurë.
Dera e jashtme e zyrës është thyer pasi është goditur me gurë.
Ekspertët kanë mbërritur në vendngjarje dhe po kryejnë hetimet, por ende nuk dihet nëse dëmtimi i derës është i qëllimshëm apo nga ndonjë person i dehur gjatë natës.
“Blutë” kanë sekuestruar kamerat e sigurisë së bizneseve për të identifikuar personin apo personat e mundshëm që fshihen pas ngjarjes.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




