Ka ndodhur

Burg për të riun, dyshohet se abuzoi me gruan me probleme mendore

Gjykata e Korçës ka dhënë masën e sigurisë “arrest në burg” për 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me një 43-vjeçare me probleme mendore.

Ngjarja ka ndodhur më 26 mars në fshatin Miras të Devollit.

I dyshuari, është vënë në pranga, pas vizitës mjekësore të gruas në spitalin e Bilishtit, ku rezultoi se ishte 6-muajshe shtatzënë.

Pas dyshimeve të policisë, ajo ka deklaruar se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Paraprakisht, mësohet se autori i dyshuar ka pranuar se ka kryer marrëdhënie me 43-vjeçaren, ndërkohë që pritet të kryhet analiza e ADN për atësinë e fëmijës.

Pas kërkesës së Prokurorisë së Korçës, ndaj tij është dhënë masa e sigurisë “arrest në burg” nga gjykata.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë