Ka ndodhur

Përplasin automjetin e policisë dhe hedhin kanabisin në rrugë

Dy të rinj janë arrestuar dhe një tjetër është shpallur në kërkim, me akuzën se posedonin lëndë narkotike në mjetin e  tyre.

Policia thotë se kanë rënë në pranga shtetasit, E.M., 21 vjeç dhe X.M., 27 vjeç, të dy banues në lagjen Uznovë, Berat, si dhe u shpall në kërkim shtetasi E.L.

Mësohet se të rinjtë janë ndaluar në aksin rrugor Poliçan-Berat, në vendin e quajtur “Qafa e mullirit”.

Pas sinjalizimit të policisë për të ndaluar, ata nuk i janë bindur urdhrit, por kanë kundërshtuar, duke goditur me mjetin e tyre automjetin e uniformave blu dhe më pas janë larguar nga vendngjarja.

Në këtë moment, policia i është vënë në ndjekje dhe gjatë kësaj kohe, ka konstatuar se këta shtetas kanë hedhur nga mjeti i tyre një sasi lënde narkotike kanabis sativa, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet i kaluan Prokurorisë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë