Tre të rinj nga Irani, por me banim në Turqi, janë arrestuar nga Policia Kufitare në Qafë Thanë, pasi u paraqitën me dokumente false.
Policia e Pogradecit, thotë se në pranga janë vënë në flagrancë, shtetasit: I.T., 24 vjeç, M.N., 25 vjeç dhe A.N., 25 vjeç, banues në Stamboll, Turqi.
Sipas policisë, këta shtetas, janë paraqitur në hyrje të territorit shqiptar me dokumente identifikimi të dyshuara si të falsifikuara, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprime të mëtejshme.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




