Kombetarja

Berat Gjimshiti drejt Çelsit, në lojë është futur Fali Ramadani

Kombëtarja jonë lojtarët më të mirë aktualisht i ka në mbrojtje dhe ylli i momentit është pa dyshim Berat Gjimshiti. “Fanella e Atalantës do t’i rrijë ngushtë sezonin e ardhshëm”, – tha Redi Jupi, specialist futbolli, gjatë komentit të ndeshjes me Anglinë, duke nënkuptuar se Gjimshiti meriton një ekip më të madh për të vazhduar karrierën.

Dhe e ardhmja e tij mund të jetë në Angli, me fanellën e Çelsit. Menaxheri i njohur shqiptar, Fali Ramadani, ka nisur punën për transferimin e mbrojtësit kuqezi te londinezët. Ramadani ka marrëdhënie shumë të mira me klubin e Roman Abramoviçit, ku më parë ka ndërmjetësuar edhe kalimin e trajnerit Mauricio Sarri. Tani ai kërkon të transferojë në Premier Ligë edhe mbrojtësin 28-vjeçar.

Gjimshiti në nxemje para një ndeshjeje me Kombëtaren. Gazeta Si, 29 mars 2021

Gjimshiti është në kulmin e formës dhe të pjekurisë, gati për të bërë hapin e madh. Në ndeshjen me Anglinë ishte më i miri në fushë për kuqezinjtë, pavarësisht atij gabimi në rastin e golit të dytë. Vera mund ta gjejë me skuadër të re dhe me shumë gjasa edhe me kampionat të ri. Çelsi është në kërkim të mbrojtësve dhe Gjimshiti është një pistë reale.

Në sesionet e mëparshme të merkatos emri i Gjimshitit është përmendur edhe në listat e klubeve të mëdha italiane, mes tyre edhe Milanit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë