Ka ndodhur

Grabitet karburanti në Lezhë, autorët marrin xhiron ditore

Një pikë karburanti është grabitur pranë kryqëzimit të Shën Kollit në Lezhë.

Mësohet se persona të armatosur, kanë arritur të marrin xhiron ditore të biznesit.

Grabitësit kanë mundur të rrëmbejnë rreth 1 milion lekë, ndërsa mbanin me vete një shkop bejsbolli dhe një pistoletë.

Policia nuk kanë dhënë detaje në lidhje me ngjarjen, teksa pritet sekuestrimi i kamerave të sigurisë për zbulimin dhe kapjen e autorëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë