Pas pak orësh luhet ndeshja Shqipëri-Angli në “Air Albania Stadium”, ku tifozët për fat të keq nuk mund të jenë, për shkak të rregullave ndaj pandemisë.
Gjithsesi, ata i japin mbështetje Kombëtares me një parullë gjigante të shpalosur në shkallët e këtij stadiumi, ku shkruhet: Sytë dhe zemrën te ju”. Një banderolë e vendosur në stadium nga tifo-grupi më i madh i Kombëtares, “Tifozët KuqeZi”.
Për të përballuar një kundërshtar si Anglia duhet pak frymëzim nga shkallët e stadiumit dhe lojtarët tanë mund të marrin zemër, duke i kthyer herë pas here sytë nga kjo parullë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




