Një 28-vjeçar, i dënuar për vrasje të mbetur në tentativë, është ekstraduar nga Kroacia drejt vendit tonë.
Policia thotë se Xhino Aliço, i lindur në Lushnjë, është dënuar me 13 vjet e 6 muaj burg për veprën penale “Vrasje me dashje”, kryer në bashkëpunim mbetur në tentativë, vendim i cili u la në fuqi nga Gjykata e Apelit Vlorë me vendimin e datës 29.05.2020.
Ngjarja ka ndodhur më datë 11.06.2016, në lagjen “Skënder Libohova”, Lushnjë, ku shtetasi Xhino Aliço, në bashkëpunim me babain e tij, shtetasin A. A., kanë plagosur me thikë dhe sende të forta, shtetasin J. S., duke i shkaktuar atij dëmtime të rënda në trup dhe në kokë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




