Ashtu si në kohët e vjetra, ose pothuajse. Pesë mijë njerëz janë kthyer për të përjetuar emocione si dikur në një concert, pasi iu nënshtruan një testi anti-Covid me tamponë.
Me maska, por të gjithë së bashku, të mbledhur për të kërcyer dhe kënduar në një skenë. Eksperimenti u zhvillua në Barcelonë, Spanjë, ku banda muzikore “Love of Lesbian”, luante në “Palau de Sant Jordi”.
Eksperimenti ishte i suksesshëm dhe tani ushqen shpresën e organizatorëvee dhe publikut, se ngjarjet e mëdha do të bëhen realitet përsëri këtë verë.
Ishte koncerti i parë i madh që nga fillimi i pandemisë. Një ekip mjekësor mbikëqyri të gjithë operacionin, sipas “La Vanguardia”-s dhe koncerti u mbajt pa incidente të rëndësishme.
Njerëzve me sëmundje të zemrës, kancer dhe ata që kanë qenë në kontakt me dikë të infektuar me koronavirus në javët e fundit, iu është kërkuar të mos marrin pjesë.
Ata që blenë biletën, ishin në gjendje të zgjidhnin midis tre vendeve për të bërë testin e shpejtë të shtunën në mëngjes.
Ata që u testuan negativë, morën një kod në celularin e tyre, që e bënte biletën të vlefshme për hyrje. Biletat, me çmim midis 23 dhe 28 euro, përfshinin koston e provës dhe maskat me cilësi të lartë, përdorimi i të cilave ishte i detyrueshëm kudo, përveç se në zonat e përcaktuara për të ngrënë dhe pirë.
Pas provës, muzikantët, organizata, audienca dhe stafi tjetër, e shndërruan “Sant Jordi”-n, në një super-skenë prej 5 mijë personash që ishin në gjendje të përjetonin përvojën e drejtpërdrejtë, pa ruajtur distancën. Vetëm 6 nga 5 mijë spektatorë, dolën pozitivë me Covid dhe nuk ishin në gjendje të merrnin pjesë.
Organizatorët e koncertit, tregojnë se kjo është ngjarja e parë tregtare e këtyre përmasave, që është mbajtur në Evropë gjatë pandemisë.
Një ngjarje e ngjashme, ishte përjetuar në dhjetor, por atëherë, ishte një koncert prej 500 personash (organizatorët raportuan se nuk kishte shenja të infeksioneve me koronavirus).
5.000 gràcies per acompanyar-nos ❤️❤️❤️❤️❤️ en aquesta prova pilot que ens dona la vida! Comencem @loveoflesbian #FestivalsPerLaCulturaSegura #LolSantJordi pic.twitter.com/B5BODrsHXb
— Palau Sant Jordi (@PalauSantJordi) March 27, 2021
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
.png)









